Qyteti i Prizrenit

Shembet një shtëpi në Prizren, lëndohen burrë e grua

Një shtëpi është shembur në Prizren duke lënë të lënduar një  një burrë dhe një grua.

Sipas zëdhënësit të Policisë në Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, të dy personat janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë trajtuar nga Emergjenca e Prizrenit.

Osmanollaj ka thënë për KALLXO.com se rasti ka ndodhur në rrugën e “Saraçëve”, afër Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” ndërsa me hetimin e rastit janë duke u marrë njësitet kompetente.

“Rasti ka ndodhur në rrugën e “Saraçëve” rreth orës 11:20, dy persona, burrë e grua, janë lënduar lehtë dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Personat e lënduar janë trajtuar nga Emergjenca e Prizrenit. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Osmanollaj