Foto: Ilustrim

Rruga Mitrovicë-Prishtinë, aksident mes automjetit dhe motoçikletës

Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:45.

Sipas policisë në aksident trafiku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.