Rritja Gjigande e Vetëvendosjes

Nga rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, Lëvizja Vetëvendosje është subjekti politik me rritjen më të madhe të votave në Kosovë.

Në zgjedhjet e vitit 2014, Lëvizja Vetëvendosje kishte dalë partia e tretë në vend duke marrë vetëm 13.59 % të votave, apo shprehur në numra kishte marrë 99 mijë e 398 vota.

Mirëpo në vitin 2017, Lëvizja Vetëvendosja i ka dyfishuar votat.

Sipas KQZ-së, Vetëvendosja ka fituar mbi 186 mijë vota, apo mbi 27% të totalit të votave në nivel vendi.

Lëvizja Vetëvendosje ka festuar dje pas përfundimit të kohës së rregullt të votimit, duke thënë se janë subjekti politik më i madh në vend.

Numri i votave në 2014 krahasuar me 2017

 

 

 

http://kallxo.com/shpend-ahmeti-e-prezanton-albin-kurtin-si-kryeminister/