Rrëfimi i mjekut kosovar që punon në kujdesin intensiv të Klinikës Infektive

Infektologu Nderim Hasani, ka rrëfyer për KALLXO.com për punën që e bëjnë brenda 24 orëve në kujdesin intensiv të Klinikës Infektive ku janë të shtrirë pacientët e prekur me virusin COVID-19.

Në këtë reportazh të shkurtë mund të ndiqni punën e ekipit të kujdesit intensiv të kësaj klinike që kujdesen 24 orët për pacientët që janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Infektologu Nderim Hasani tregon se si ka mbajtur distancë me prindërit e tij, deri në atë pikë sa nëna e tij e ka pasur të vështirë të mos e përqafoj.

“Fatmirësia është që unë kam edhe dy prindërit gjallë. Ne është dashtë të mbajmë distancën. Madje në një moment të caktuar, nëna ime thotë nuk mund të duroj ma dhe dëshiron të afrohet. Kjo ka qenë pak rëndë”, thotë mjeku Nderim Hasani.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mbajnë distancën sociale.

Rrëfimin e Infektologut Nderim Hasani mund ta ndiqni në videon më poshtë: