Rëndohet situata me COVID, 17 të vdekur në 24 orët e fundit

Në 24 orët kanë vdekur 17 persona të prekur nga COVID-19.

Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor mbi pandeminë COVID-19.

Po ashtu, në 24 orët e fundit u shënuan edhe 1 mijë e 67 raste të reja pozitive.

Ky është njoftimi:

#Bashkëiadalim

23 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 7.946 testime, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 17 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566.

Në total numri i rasteve aktive është 20.467.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!