Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rashit Qalaj aderon në PDK

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka aderuar sot në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Aderimi i tij u bë i ditur sot nëpërmjet një konference për media bashkë me Enver Hoxhajn e PDK-së.

Kujtojmë se Qalaj ishte shkarkuar nga pozita e tij si Drejtor i Policisë dhe tani është në proces gjyqësor me Zyrën e Kryeministrit lidhur me këtë çështje.