Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ramush Haradinaj paralajmëron Albin Kurtin: Nëse i prekni veteranët jua bllokojmë Qeverinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.

Në një debat në Radio Televizionin Dukagjini, Haradinaj ka thënë së Kurti s’po do ta zbatojë kriterin e pagës minimale edhe për kategoritë e lirisë.

“Unë po them që i kam duru krejt shpifjet dhe dallaveret e tij e të tyre, ka ndodh një proces gjyqësor. Mos luaj më shumë me këto kategori! Mos u tall me ta!”, ka thënë Haradinaj.

Në momentin kur drejtuesi i emisionit e ka pyetur Haradinajn nëse ky është një kërcënim ai është shprehur se po ky është një kërcënim.

“Po, është publik dhe serioz, po është kërcënim: Mos bo hajgare me këto kategori, kfjellu një herë  e përgjithmonë, të kemi duruar, nuk durojmë pa kufi!”, ka thënë Haradinaj.

Ai po ashtu ka kërcënuar Kurtin se mund të dalë në rrugë për të mos lejuar hyrjen e tij në Qeveri.

“Na i dalim këtij në rrugë edhe i tregojmë, a mund hyn ky në zyrë nëse tallet më këto kategori, s’mundesh me i lanë këta pa i përfshi në kriterin e pagës minimale”, ka thënë Haradinaj.

“Nësë nuk i përfshin kategorisë e lirisë në pagën minimale do të përballet me kategoritë e lirisë në rrugë duke përfshirë edhe mua përsonalisht”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Kurti: Nuk ka teori të jenë mbi 20 mijë veteranë të luftës