Rada Trajkoviq - Foto: RTK

Rada Trajkoviq thotë se vajza e saj përsëri u ndalua në aeroportin e Beogradit

Politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka thënë se sot përsëri vajza e saj është ndaluar në aerportin e Beogradit.

Sipas Trajkoviq, vajza e saj ishte duke udhëtuar për në Londër, kur është ndaluar në aerportin e Beogradit.

“Dhe përsëri! Rrugës për në Londër, vajza ime u ndalua sërish në aeroportin e Beogradit. Një qytetar privat, një qytetar britanik, një intelektual, të gjitha për shkak të tekave të një njeriu” – ka shkruar ajo në rrjetin social Tëitter.

Trajkoviq ka bërë të ditur se vajza është liruar pas thirrjes nga autoritetet britanike.

Ditë më parë, edhe vetë Trajkoviq është ndaluar nga autoritetet serbe në kufi me Kosovën, përkatësisht në Merdarë, ku sipas saj, ishte ndaluar për më shumë se 12 orë.