Foto: ZKM

Qeveria e Kosovës ndan mbi 10 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Luginës të Preshevës

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 mijë e 270 euro si mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Sipas njoftimit, këto mjete janë ndarë me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre lobuese gjatë vizitës në Republikën Federative të Gjermanisë këtë muaj.

Vendimi është marrë sot më 19.06.2024 në një mbledhje elektronike të Qeverisë së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 10,270.00 € si mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre lobuese gjatë vizitës në Republikën Federative të Gjermanisë këtë muaj”- ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.