Pse Albin Kurti nuk del në protestë?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lidhur me  provën e paralajmëruar sot për protestë në Prishtinë, ka thënë se si kryeministri nuk marrin pjesë në organizimin e këtyre aktiviteteve.

Ai shtoi se janë që të respektohen të drejtat e qytetarëve, por në kuadër të amsave të ndërmarra për shkak të pandemisë.

“LVV e ka organizatën e aktivistëve, ne si kryeministri nuk marrim pjesë në organizimin e këtyre aktvitteteve. Ne jemi që të respektohen të drejtat dhe liritë e qytetarëve por gjithmonë në kuadër të masave. Unë nuk kam kohë që të kryej detyrën e aktvistit dhe kryetarit të saj në kohën kur ka krizë”, tha Kurti sot para gazetarëve.

Lëvizja Vetëvendosje pritet që sot në ora 17:00 të mbajë provën e dytë për protestë, nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të presidentit Thaçi për dekretin për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka i cili ka thënë që në këtë provë pritet të jenë deri 5000 persona.

“Në vazhdimësi gjatë kësaj kohe kemi pasur kërkesa e interesim të shumtë të qytetarëve për të protestuar në lidhje me zhvillimet në vend. Pas realizimit të suksesshëm të provës së parë nga qytetarë e aktivistë ne kemi menduar të realizojmë testin e dytë por në përmasa më të mëdha. Pra, kjo sigurisht se nuk është një protestë, por një performancë me 3500 deri në 5000 persona”, tha Manxhuka.

Më 12 maj një grup i qytetarëve përkundër masave ndaj COVID-19 kishte mbajtur një provë për protestë. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pranuar se qëndron mbrapa këtij organizimi.