Prodhimi i Bitcoin-it shpenzon 0.5% të energjisë elektrike në të gjithë botën, më shumë se shteti i Finlandës

Një analizë e New York Times tregon se prodhimi i Bitcoin-it shpenzon 0.5% të energjisë elektrike të të gjithë botës apo 91 terravat për orë.

Kjo energji e shpenzuar për prodhimin e Bitcoin-it është më e madhe se energjia e shpenzuar nga Finlanda, e cila ka 5.5 milionë banorë.

Kjo sasi e energjisë elektrike e shfrytëzuar për prodhimin e Bitcoin-it është 10 herë më e madhe se sa ka qenë 5 vjet më parë.

Kjo është afërsisht e njëjta sasi e energjisë elektrike e konsumuar në shtetin e Uashingtonit çdo vit, dhe është më shumë se shtatë herë energjia elektrike e përdorur nga të gjitha operacionet globale të Google.

Duke pasur parasysh vlerësimin masiv të çmimit të bitcoin në vitet e fundit, konsumi i energjisë elektrike do të vazhdojë të rritet.

Bitcoin tani vlen rreth 50,000 dollarë, një rritje afërsisht pesëfish nga viti i kaluar. Kurse në vitin 2016 kishte një çmim rreth 500 dollarë.

Procesi i prodhimit të Bitcoin-it në vetvete është bërë më kompleks. Sipas New York Times, një kompjuter i vetëm mund të minonte lehtësisht Bitcoin në vitin 2011, kur kriptomonedha kishte pak ndjekës. Tani, duhen afërsisht “13 vjet energji elektrike tipike shtëpiake” për të prodhuar një Bitcoin të vetëm.