Prishtinë: Qytetari vdes, bie nga ndërtesa

Një shtetas i Shqipërisë ka vdekur pasi ka rënë nga kulmi i një ndërtese në Prishtinë. Rrethanat se si ndodhi ngjarja tragjike nuk janë sqaruar. Policia në njoftimin për publikun ka përmendur se ngjarja ka ndodhur të dielën në mëngjes ndërsa ende nuk janë zbardhur shkaktarët e rrëzimit.

Të dhënat tregojnë se trupi i viktimës është dërguar në obduksion në IML në Prishtinë.