Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Presidentja Osmani përkujton masakrën e dytë në Abri të Epërme të Drenasit 

Në ditën e 26 vjetorit të masakrës së dytë në Abri të Epërme, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 8 martirët e familjes Mulliqi dhe një dëshmor të UÇK-së. 

Ajo shkroi edhe për katër fëmijët e kësaj familjeje që ishin pjesë e kësaj masakre;Ganiu, Musa, Behrami dhe Sefa, për të cilët thotë se nuk patën mundësinë që të jetojnë fëmijërinë e tyre. 

“Me respekt dhe mirënjohje të thellë, qëndrojmë pranë familjes Muliqi dhe të gjitha familjeve të dëshmorëve dhe martirëve që dhanë gjithçka për Kosovën”- ka shkruar Osmani, të dielën më 30.03.2025.

Presidentja Osmani perkujtoi masakrën e dytë në Abri të Epërme në ditën kur besimtarët myslimanë po festojnë Festën e Fitër Bajramit.