Policia: Sulmohet një inspektor komunal në Mitrovicë të Veriut

Një inspektor komunal ka raportuar në Policinë e Kosovës se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare është sulmuar më 23.05.2024 nga një person.

Sipas raportit policor, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut.

Policia thotë se në konsultim me prokurorin palët pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.