Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm me fatalitet në rrugën Ferizaj – Gjilan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua e cila ka qenë pasagjere, ka vdekur në një aksident trafiku dje me 26.06.2024 në magjistralen Ferizaj – Gjilan.

Sipas Policisë, i dyshuari derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, dyshohet se nga pakujdesia e ka goditur një kamion, ku lëndime trupore ka pësuar pasagjerja, e cila nga lëndimet e marra ka vdekur në vendin e ngjarjes.

I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Një i vdekur, aksident mes një veture dhe kamioni në Ferizaj