
Pas një ore takim, komandanti i KFOR-it largohet nga Qeveria e Kosovës
26.5.2023 - 18:17
Pas një ore takim, komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia është larguar nga objekti i Qeverisë së Kosovës.
Komandanti Ristuccia është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.
Ky takim ka ardhur pas zhvillimeve të fundit në veri.
Pas përfundimit të takimit, nuk ka pasur deklarim para mediave.
KALLXO.com ka siguruar fotografi nga momenti i ardhjes dhe pastaj i largimit të komandantit të KFOR-it.