Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Pamje: Dyshime për sjellje të dhunshme nga Specialët ndaj 2 të rinjve

Pjesëtarë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës pretendohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy të rinjve.

Sipas pamjeve të dërguara nga një qytetar në adresë të KALLXO.com, dy pjesëtarë të Policisë kanë ndaluar dy persona dhe në një moment shihet njëri polic sikur godet njërin person të ndaluar, i cili është i ulur ose i shtrirë në tokë.

Ngjarja, sipas qytetarit, ka ndodhur në afërsi të Aeroportit të Prishtinës pas një gare me vetura.

Këto janë pamjet :