FOTO nga vendi i ngjajres ku jane kryer bastisjet nga Policia Speciale - 20.12.2018 - KALLXO

Bastisja afër shtëpisë se Gecit për fajde

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë bastisur disa lokacione mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Operacioni i sipas Policisë ka të bëjë me luftimin e veprave penale të krimit të organizuar dhe detyrimit-fajdeve.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër krimit të organizuar, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, është duke realizuar një operacion policor në disa lokacione të rajonit të Prishtinës. Operacioni policor kryesisht ka të bëjë me luftimin e veprave penale të krimit të organizuar, detyrimit-fajdesë. Pas përfundimit të operacionit policor do të ju informojmë me detajet tjera”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media nga Policia e Kosovës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës Imer Beka ka thënë për KALLXO.com se ky aksion nuk është duke u drejtuar nga ana e tyre.

Njëjtë është deklaruar edhe prokurori special Sylë Hoxha, i caktuar për komunikim me media nga Prokurroria Speciale.

“Nuk kam inforacione se kush është duke e udhëhequr aksionin e bastisjeve,unë personalisht jo”, ka thënë Hoxha.

Lidhur me aksionin e Policisë në lagjen Pejton të Prishtinës, ku është bastisur një shtëpi, avokati i Sabit Gecit, Haxhi Millaku e ka mohuar se është duke u bastisur shtëpia e klientit të tij.

Sipas Avokatit Haxhi Millaku Policia është duke bastisur një shtëpi të fqinjit të Sabit Gecit dhe jo shtëpinë e tij.

“Sabit Geci nuk është duke u bastisur shtëpia e Sabit Gecit por e një komshiu të tij. Geci është në Stamboll ku ka pasë një operim”, ka thënë për KALLXO.com Haxhi Millaku, avokat i Sabit Gecit.

 

https://kallxo.com/avokati-i-sabit-gecit-flet-per-bastisjen-nga-njesia-speciale-e-policise/

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka deklaruar për KALLXO.com se bastisjet janë duke u kryer me urdhër të Gjykatës në disa lokacione.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për rastin e Sabit Gecit – LINK