Ilustrim

Ora e parë mësimore në shkollat e Mitrovicës së Jugut i kushtohet “Ditës së Dëshmorëve”

Mësimdhënësit e shkollave të Mitrovicës së Jugut ia kanë dedikuar orën e parë të mësimit “Ditës së Dëshmorëve” të kësaj komune.

Lajmin e ka bërë të ditur, Drita Kadriu, drejtore për Arsim në këtë komunë.

“Jam e sigurt që tek nxënësit tonë do të përcjellni mesazhin e dashurisë së luftëtarëve të UÇĶ-së për lirinë e vendit, duke kujtuar, si çdo here, rrugën e gjatë e sakrificën e brezave për liri, demokraci e shtet. Gjaku i heronjëve dhe dëshmorëve të kombit u bëftë dritë për zhvillimin e Kosovës. Paqja, dashuria e përkushtimi mbizotroftë në zemrat e mendjet e nxënësve tonë, për Kosovën shtet demokratik dhe të zhvilluar ekonomikisht”- ka shkruar Kadriu në një postim në Facebook.

Për nder të shënimit të 25-vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Mitrovicë, do të organizohet edhe një aktivitet te Varrezat e Dëshmorëve në Shipol.

https://kallxo.com/lajm/mitrovica-e-jugut-aktivitet-per-25-vjetorin-e-dites-se-deshmoreve-te-uck-se/