Numër rekord i të vdekurve brenda një dite në Britani

Numri i njerëzve që kanë vdekur nga coronavirusi në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar është rritur sot në 7 mijë e 97 persona.

Autoritetet njoftojnë për një numër rekord të vdekurish brenda 24 orëve – 938.

Sipas BBC, gjatë ditës së sotme janë kryer 14 mijë e 682 teste për COVID-19.

Kurse, janë shënuar 5 mijë e 491 raste të reja në gjithë Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa gjatë ditës së djeshme ishin shënuar 3 mijë e 634 raste të reja dhe 786 viktima nga coronaviursi.

Në total, Mbretëria e Bashkuar ka 60 mijë e 733 raste me coronavirus, prej tyre 7 mijë e 97 kanë vdekur dhe 135 persona janë shëruar.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, është duke u mbajtur ende në kujdes intensiv pasi që u infektua me coronavirus ditë më parë.

Në gjithë botën janë shënuar 1 milion e 467 mijë e 471 persona të infektuar me coronavirus, 85 mijë e 382 kanë vdekur, kurse janë shëruar 316 mijë e 254 persona.