Foto: Jimmy May/AP

Një kamion me 100 kafshë përfshihet në aksident, ikin tre majmunë

Policia në Pensilvani po kërkon të paktën tre majmunë që kanë ikur pasi një kamion që transportonte rreth 100 kafshë në një laborator u përfshi në një aksident pranë Danville, raporton The Guardian.

Kamioni që transportonte majmunët u përplas me një kamion që barte mbeturina të premten pasdite në Montour, tha për Daily Item, efektivi i policisë së shtetit të Pensilvanisë, Andrea Pelachick.

Gazeta lokale e lajmeve WNEP tha se përplasja ndodhi 80 milje pranë Danville.

Kamioni ishte rrugës për në një laborator, tha Pelachick.

WNEP tha se katër majmunë ishin larguar, prej tyre tre janë duke u kërkuar, derisa autoritetet kanë vënë një helikopter në kërkim.

Nuk dihej se çfarë lloj majmunësh ishin në kamion, po ashtu, nuk është ende e qartë nëse ndonjë njeri apo kafshë është lënduar nga përplasja.