Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit një person ka vdekur nga COVID-19, në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 është 653 deri më sot.

Numri total i rasteve pozitive është 16.891 raste nga 80.058 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.