Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nexhmi Rudari lavdëron punën e tij në Podujevë, kërkon votën për "vazhdim të projekteve"

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, përmes ka lavduar punën e bërë në Podujevë.

Sipas tij, edhe pse në kohë pandemie me sukses janë realizuar projektet e nisura në këtë komunë.

Qytetarët e Llapit do të votojnë për kryetar të komunës këtë të diel.

Postimi i plotë:

Disa nga projektet që me sukses i realizuam këtë vit edhe pse ishte i jashtëzakonshëm për shkak të situatës me pandeminë Covid-19.

Treguam se jemi të gatshëm për të qenë në krye të detyrës dhe në shërbimin tuaj.

Puna është dëshmia jonë më e mirë, se meritojmë të vazhdojmë së bashku.