Në 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, Kurti përkujton Agim Hajrizin, Latif Berishën e Bajram Kelmendin

Në 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, kryeministri Albin Kurti, ka përkujtuar veprimtarët Agim Hajrizi, Latif Berisha dhe Bajram Kelmendi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka shkruar se teksa aeroplanët e NATO-s nga qielli filluan bombardimin e caqeve serbe, kriminelët serb vranë tre veprimtarët e njohur shqiptarë.

“Vepra e tyre nuk shlyhet prej kujtesës. E përkujtojmë dhe e ruajmë historinë e aktivizmit intelektual dhe angazhimit politik të verpimtarëve tonë ndër breza.I përjetshëm qoftë kujtimi për Agim Hajrizin, Latif Berishën dhe Bajram Kelmendin!Lavdi të gjithë atyre që u vranë nga Serbia pushtuese, në rrugëtimin tonë për lirinë e Kosovës” – ka shkruar Kurti.

Sot janë bërë 25 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, përgjatë luftës në Kosovë.

Sulmet kanë zgjatur plot 78 ditë ditë dhe janë ndërprerë me 10 qershor 1999, kur edhe është miratuar Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Dy ditë më vonë ka filluar dislokimi i rreth 50 mijë ushtarëve nga 36 vende të botës, 30 mijë prej të cilëve ishin nga shtetet anëtarë të NATO-s.

25 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s në Serbi