Moti sot dhe nesër, vranët dhe me shi

E mërkura do të karakterizohet me mot me diell dhe me vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-21 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të Enjten sërish priten masa të lagështa të ajrit të cilat parashihen të sjellin reshje shiu, por në sasi më të ulët krahasuar me reshjet e fundit.

Si pasojë e intensifikimit të vranësirave pritet të ketë edhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale dhe maksimale mbeten afërsisht të ngjashme me ditën e së mërkurës.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/, thuhet në Raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.