Moti/Ilustrim-Lagjia 'Dardania'

Moti sot

Dita e diel parashihet të jetë me mot të vranët por nuk do të mungojnë as intervalet me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat vende- vende parashihet të sjellin edhe riga shiu.

Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave normale, ndërsa ato minimale do të shënojnë ulje për 3 deri në 5 gradë celcius.

Ngjashëm sikurse ditën e djeshme, edhe sot parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes.