Moti sot

Sot në Kosovë do të ketë mot të vranët dhe me reshje shiu.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat më të ulëta do të jenë nga 12 gradë celsius deri në 29 gradë.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftim.