Ilustrim: Naser Fejza

Moti për sot

Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Ndërsa për të enjten ka paralajmëruar që do të ketë reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -7 deri në -5 gradë Celsius, kurse maksimalet ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Të enjten, në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.