Moti në Kosovë

 

Edhe sot mbi vendin tonë pitet të mbajë mot i thatë dhe i ftohtë. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -9 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale parashihen të ulen deri -11 gradë Celsius.

Bazuar në situatën sinoptike dhe numerike, reshje të asnjë forme nuk parashihen deri në gjysmën e dytë të muajit aktual, që nënkupton se do të ketë deficit të reshjeve, ndërsa në fushat termike nga dita e enjte e javës vijuese do të ketë ngritje të lehta, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.