Mitrovicë, një i plagosur me armë zjarri

Rreth orës 21:50 një person është plagosur në Mitrovicë.

Ende nuk dihet për rrethanat e rastit, ndërsa me rastin tashmë po merret Policia.

Zëdhenesi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti ka thënë që Policia ka pranuar informacion  për  një person të plagosur nga arma e zjarrit.

Gjithashtu Zahiti ka konfirmuar se njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, personi i plagosur po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë,  ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës.

Njësite përkatëse policore jan duke u marrë me rastin.