Mitrovicë, arrestohet 21 vjeçari për vrasje në tentativë

Një 21 vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasje në tentativë në Mitrovicë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur  dy ditë më parë në një kafiteri të Mitrovicës,  ku nga hetimet e  deritanishme thuhet se si shkak i një  mosmarrëveshje  ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit i lënduar ka mbetur një djalë.

I lënduari pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë ishte dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

Kurse në orët e pasdites të datës 25 tetor 2020, Policia në Mitrovicë, ka arrestuar të dyshuarin për vrasje në tentativë.

Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar H. V., 21 vjeçar, i cili me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.