Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë reagon lidhur me maskat e prodhuara në Gjakovë

Pasi që në Kosovë është shpallur gjendja emergjente e shëndetit publik si pasojë e pandemisë së coronavirusit, qytetarët e vendit u përballën me mungesë të maskave mbrojtëse.

Përballë kësaj mungese u shfaqën kompani që filluan prodhimin e maskave, sikur “Eximtex” në Gjakovë.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen për maskat e prodhuara në Gjakovë.

Përmes një njoftimi, Ministria tha se këto maska nuk janë pajisje medicinale (medical devices), pasi që ato nuk kanë certifikatë që garantojnë standardet e cilësisë dhe të prodhimit si pajisje medicinale.

Arrin në 19 numri i rasteve me coronavirus në Kosovë

Kjo Ministri thotë që nuk është kompetencë e saj që të ndërmarrë ndonjë veprim në raport me veprimtarinë e subjektit prodhues.

Ministria e Shëndetësisë thotë se çështja e subjekteve prodhuese është në kompetencën e Ministrisë së Ekonomisë.

Prandaj, Ministria e Shëndetësisë po shpreson që kjo çështje të adresohet në mënyrën adekuate në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa e cenuar afarizmin brenda kuadrit ligjor të subjektit afarist.

Gjatë ditës së djeshme, KALLXO.com ka raportuar për punëtorinë “Eximtex-Jatex” në Gjakovë dhe prodhimin e maskave nga ajo.

Ata kanë treguar që për dy ditë kanë arritur të bëjnë 5,000 maska shumëpërdorimëshe dhe se rrjeti i tyre do të hapet edhe në Kosovë, pasi që ka kërkesa të mëdha.

https://kallxo.com/lajm/gjakova-do-furnizoje-kosoven-me-maska-mbrojtese-foto/

www.kallxo.com