Flamuri i Maqedonisë - Foto: REL/MIA

Maqedoni e Veriut, infektohen me coronavirus dy mjekë e dy infermiere

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se numri i të prekurve me coronavirus në vend ka arritur në 31.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ministria tha se nga 10 pacientë që janë testuar sot pasdite, 5 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Pozitive ka rezultuar gruaja e pacientit tashmë të diagnostikuar nga Shkupi dhe 4 profesionistë të kujdesit shëndetësor – dy mjekë dhe dy infermiere nga Dibra.

Kujtojmë se dy raste të reja me coronavirus janë paraqitur në Kosovë, duke shkuar numri në 19.

Nga vendet e rajonit vetëm Mali i Zi ende nuk ka shënuar ndonjë rast të prekur nga pandemia COVID-19.