Lushtaku shpërndanë pako ushqimore për skamnorë me logo të PDK-së

Sami Lushtaku, kryetar i PDK-së në Skenderaj ka publikuar disa fotografi duke shpërndarë pako ushqimore për familjes skamnore në këtë Komunë.

Lushtaku me rastin e shpërndarjes së këtyre ndihmave shihet se nuk respekton asnjë masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Virusit COVID-19.

Në fotografitë që ka shpërndarë vet Lushtaku, shihet se pakot ushqimore të cilat ai bashkë më disa vartës të tij i ka shpërndarë mbajnë logon e Partisë Demokratike të Kosovës – PDK.

“Sot, Dega e PDK-së në Skenderaj, ka filluar shpërndarjen e mbi 300 pakove ushqimore e higjienike përfshirë edhe dezinfektues, për familjet me gjendje më të rëndë ekonomike, si pasojë e përhapjes së virusit Covid-19”, thuhet në postimin e Lushtakut në Facebook.

“Kemi filluar me shpërndarje e pakove në fshatrat e Kopiliqit, Turiqecit, Burojës, Kllodernicës e do të vazhdojmë në gjithë territorin e komunës së Skenderajt. Në këto ditë jo të zakonshme, secili nga ne, duhet ta tregojë solidaritetin e vet, duke ndihmuar me aq sa kemi mundësi. Populli jonë është popull me shpirt solidar dhe në këto situata ndihmojnë pa hezitim. Prandaj, ju bëj thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi, që të ndihmojnë qytetarët me gjendje jo të mirë ekonomike, në këtë kohë të pandemisë”, ka shkruar Lushtaku.

Përshëndetjet dorë më dorë me banorët të kryetarit të PDK-së në Skenderaj – Sami Lushtaku – 11.04.2020

Për shkaqe privatësie, fytyra e banorëve që kanë pranuar pakot ushqimore dhe higjienike u është mbuluar identiteti nga Kallxo.com.