Foto: Pierre Crom/Getty Images

Lufta në Ukrainë: Radhë të gjata të automjeteve duke u larguar nga Kievi

Fotot nga kryeqyteti ukrainas Kiev janë duke u shfaqur me radhë të gjata të automjeteve që po largohen pas sulmit të Rusisë herët në mëngjesin e së enjtes.

Veturat duket se janë duke lëvizur drejt perëndimit, larg vendit ku u dëgjuan shpërthime në mëngjesin e sotëm, më pak automjete janë nisur në drejtim të lindjes.

Më herët në mëngjes të enjten, gazetarët e CNN dëgjuan shpërthime që vinin nga lindja e qytetit, në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar Boryspil.

Shpërthime janë raportuar gjithashtu në pjesë të tjera të Ukrainës, duke përfshirë Kharkiv dhe qytetin port Odessa./CNN