Ilustrim

Lojërat Olimpike shtyhen për vitin e ardhshëm

Për shkak të gjendjes së krijuar nga coronavirusi, organizatorët e Lojërave Olimpike në Tokio janë pajtuar që të shtyhen për në vitin e ardhshme, raporton BBC.

Lojërat Olimpike të vitit 2020 ishin paraparë që zhvillohen nga 24 korriku deri më 9 gusht.

Duke folur para gazetarëve të martën, kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe tha se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kishte rënë dakord për shtyrjen.

“Unë propozova të shtyhej për rreth një vit dhe presidenti i IOC, Thomas Bach u pajtuar 100%” tha Abe.

Ndërkaq një reporter i lajmeve sportive të BBC, Alex Capstick, tha se kjo është hera e parë që Lojërat Olimpike janë shtyrë – ajo është anuluar në kohë lufte, por kurrë nuk është shtyrë.

“Ata janë duke thënë se duan t’i mbajnë në verën e vitit 2021. Është një sfidë dhe problem i madh logjistik për ta bërë atë – nuk është e lehtë të shtyhet”, tha ai.