I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me zëvendës ministrin e Kosovës, Besnik Bislimin në Vjenë.

Lajçak takohet me Bislimin në Vjenë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, sot në Vjenë.

Lajçak përmes një postimi në Twitter tha se takimi ka qenë konkret dhe konstruktiv për çështjen e dialogut.

“I kënaqur për një takim konkret dhe konstruktiv për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi sot në Vjenë”, ka shkruar ai.

Tutje, Lajçak ka bërë të ditur se takimin e radhës do ta zhvillojnë javën tjetër në Kosovë.