Foto: Albin Kurti, "X"

Kurti takohet me Plenkoviqin gjatë ndeshjes Shqipëri-Kroaci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përcjell sot më 19.06.2024, nga afër ndeshjen e futbollit Shqipëri – Kroaci, ku është takuar me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, deputetin e Bundestagut, Niels Annen dhe kryetarin e Hamburgut, Peter Tschentscher.

Ai ka bërë të ditur se takimi mes tyre u zhvilluar në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes.

“Në qytetin historik të Hamburgut, në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes së sotme të futbollit, e cila përfundoi me rezultat miqësor, pata një takim edhe më miqësor me kryeministrin Andrej Plenkoviq, deputetin e Bundestagut Niels Annen dhe kryetarin e bashkisë, Peter Tschentsher. Sporti dhe marrëniet ndërkombëtare në më të mirën e tyre”- shkroi Kurti në rrjetin social “X”.

 

Sipas Kurtit, sot ishte një atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur të futbollit.

Shqipëria ka siguruar pikën e parë në Euro 2024, duke barazuar 2-2 me Kroacinë në kuadër të Grupit B.