Kurti takohet me ambasadorin e ri britanik, bisedojnë për zgjedhjet e dialogun

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me anëtaren Saranda Bogujevci, janë takuar sot me ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në këtë takim, kreu i Lëvizjes ka folur për luftën kundër korrupsionit, reformën në administratën publike dhe përmisimin e sistemit shëndetësor.

Ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti ka thënë se ‘është i domosdoshëm fuqizimi i shtetit të Kosovës si kusht që një dialog kaq delikat dhe i rëndësishëm të kryhet sic duhet’.

Gjithashtu në këtë takim në mes të Kurtit e amsadorit Abott, është folur për zgjedhjet e 6 tetorit, ku është diskutuar rëndësia e një fushate zgjedhore pozitive, të qetë e të mirëartikuluar.