Kurti prezanton objektivat që synojnë t'i përmbushin deri në fund të vitit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka prezantuar disa nga objektivat që qeverisja e tij synon t’i përmbushë deri në fund të vitit.

Kurti ka thënë se qeverisjen e ka kuptuar si përgjegjësi dhe jo si privilegj.

Në disa nga premtimet e tij bëjnë pjesë edhe aplikacioni për statusin kandidat të Kosovës në Bashkimin Evropian, miratimi i disa projektligjeve, vettingu në drejtësi si dhe miratimi i Byrosë Shtetërore për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme.

Këto janë premtimet që ka përmendur kreu i ekzekutivit:

  • Qeverisjen e kemi kuptuar si përgjegjësi e jo si privilegj, aiç e dëshmon edhe kjo listë e disa prej rezultateve tona;
  • Do të miratohet plani kombëtar për zhvillim, si instrument i ri i planifikimit, implementimit, mbikëqyrjes dhe vlerësimit të performancës së Qeverisë;
  • Plani kombëtar për zhvillim në masë të madhe do të rezultojë nga integrimi i strategjisë kombëtare për zhvillim me plane strategjike operacionale të zyrës së kryeministrit dhe të ministrive;
  • Do të finalizohen dhe miratohen rregullore për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, ku përcaktohen qartë përgjegjësitë dhe kompetencat e zyrtarëve publik karshi planit  kombëtar për zhvillim;
  • Do të miratohen projektligje të ndryshme si ai për Fondin Sovran, Shërbimin e Jashtëm, Shpronësimin, për burimet e ripërtërishme të energjisë, për tregti të brendshme, për Byronë Shtetërore për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme, për Prokurorin e shtetit, për zyrtarë publik, për siguri kibernetike, e të tjera;
  • Do të përgatitet aplikacioni dhe lobimi për aplikim për statusin e shtetit kandidat në Bashkimin Evropian;
  • Do të merren vendime për financim ndërkombëtar që kapin vlerën deri në 170 milionë në formë grantesh;
  • Do të mirëmbahet stabiliteti makrofiskal me të hyra rekorde të buxhetit me trend të rritjes dhe formalizim të ekonomisë;
  • Do të vazhdohet me reformimin e skemave sociale- pensionale me qëllim të uljes së varfërisë dhe rritjes së aktivitetit në tregun e punës;
  • Do të rritet fiskalizimi dhe lehtësimi i barrës financiare për pajisje fiskale nga bizneset ;
  • Do të fillohet me studime të fizibiliteteve për resurse ujore;
  • Do të realizohet ankandi për projektet e gjenerimit të energjisë elektrike nga energjia diellore;
  • Do të zhvillohet sistemi për menaxhimin e granteve dhe subvencioneve në bujqësi;
  • Do të rritet numri i inspektimeve në produktet industriale dhe të ushqimit për të luftuar spekulimet e çmimeve në tregun tonë vendor ;
  • Do të përmirësohet integriteti i institucioneve të drejtësisë përmes vettingut dhe mekanizmave të tjerë;
  • Do të zhvillohet kurrikula për edukimin në fëmijëri të hershme ;
  • Të bëhet finalzimi i progamit të shkencës;
  • Të miratohet plani për zhvillim lokal 2023-2030;