Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti pranon letër nga Oda e Avokatëve të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, për zgjedhjen e tij si kryetar i Qeverisë.

Zyra e Kryeministrit njofton se në letrën drejtuar Kurtit, Ejupi në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës, ka shprehur përkushtimin për të punuar bashkërisht për sistemin e  drejtësisë, për një stabilitet të vazhdueshëm dhe shtet të së drejtës e ligjor.

Ai ka theksuar se proceset e rëndësishme për vendin, me theks, sistemi i drejtësisë të jenë pikësynim për thellimin e bashkëpunimit mes Qeverisë dhe Odës së Avokatëve të Kosovës.