Kurti: Populli nuk është ekspert

Kryeministri Albin Kurti në seancën ku po diskutohet projektligji për tërheqjen e një pjese të kursimeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale (Trusti) ka komentuar deklaratat e deputetëve të opozitës se këto mjete po i kërkon populli.

Sipas Kurtit, populli nuk është ekspert, por vetëm burim sovraniteti.

“Murati në Skenderaj, Fadili në Malishevë, Hyseni në Prishtinë, po i pyesim këta. Është gabim, e kuptoj deputetin si përfaqësues i popullit, por populli nuk është ekspert”, tha ai.

Ndaj fjalës së Kurtit ka reaguar deputeti Besnik Tahiri nga AAK. Ai tha se kryeministri është për të marrë vendime.

“O kryeministër sot janë tuj të pritë me mijëra qytetarë që t’i me thanë po, ti je kryeministër me marrë vendime”, tha Tahiri.