Kurti pas barazimit në 'Euro 2024': Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit të Shqipërisë në ndeshjen me Kroacinë, e cila përfundoi me rezultat 2:2.

Sipas Kurtit, sot ishte një atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur të futbollit.

Ndërsa, ka shtuar se ëndrra e shqiptarëve në kampionatin europian vazhdon.

“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila. Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli. Ëndrra vazhdon!”- ka thënë ai.

Shqipëria ka siguruar pikën e parë në Euro 2024, duke barazuar 2-2 me Kroacinë në kuadër të Grupit B.

Golin e parë e ka shënuar Qazim Laçi në minutën e 11-të, pas asistimit të Jasir Asanit.

Kroatët e arritën golin e barazimit në minutën e 74-të, për rezultatin 1-1. Ndërsa, përmbysi rezultatin kur në minutën e 76-të Klaus Gjasula ishte i pafat dhe realizoi auto-gol.

Më pas ishte Gjasula, ai që realizoi për 2-2, në minutat shtesë të lojës.

Në ndeshjen e fundit në kuadër të grupeve, Shqipëria përballet me Spanjën.