Kurti paralajmëron shqyrtim për emërimet pas dorëheqjes së Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se do të shqyrtojë të gjitha emërimet pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

“Do të kemi shqyrtim të gjithë fazës pas dorëheqjes së kryeministrit”, tha Kurti.

“Dorëheqja është akt moral dhe nuk besojmë se emërimet e më pastajme e kanë statusin e pëlqyeshëm”, u shpreh ai në konferencën për media pas takimit me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Takimi me Apostolovën, Kurti zotohet për përkushtim drejt BE-së

.