Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti: Morëm vendimet për të ruajtur shëndetin e qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, menjëherë pasi përfundoi mbledhja e qeverisë ka dal në një konferencë për media ku edhe ka shpjeguar vendimet e fundit parandaluese ndaj COVID-19.

Ai, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitija, kanë thënë se vendimet e marra sot janë me qëllim të mbrojtjes së jetëve të qytetarëve.

“Siç jemi në dijeni në këta dy muajt e fundit, kemi pasur afër gjysmë milioni testime për COVID-19, në këto këto dy javët e fundit kemi një trend të frikshëm të rritjes ku, janë disa qindra deri afër njëmijë raste të reja në ditë dhe mbi 10 të vdekur mesatarisht”, tha të hënën Kurti para gazetarëve.

“Andaj, me qëllim që të minimizojmë rrezikun e të ngadalësojmë përhapjen e virusit, ashtu që kapacitet shëndetësore mos të përmbytën dhe me qellim që të ruajmë shëndetin e qytetarëve dhe duke pas parasysh që ta mbajmë aktivitetin ekonomik, ne e kemi marrë këtë vendim i cili është përgatitë nga Ministria e Shëndetësisë dhe shqyrtuar nga ministrat e linjës dhe sapo është votuar në mënyrë unanime nga ministrat dhe zëvendëskryeministrat dhe unë si kryeministër”, deklaroi Albin Kurti.

Miratohen 46 rekomandime me masa kundër COVID-19 në Kosovë

www.kallxo.com