Kurti: Ka politikanë që duan gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te ndarja e Kosovës

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka vendosur që t’u drejtohet qytetarëve pas futjes në karantinë të dy komunave me shumicë serbe, veprim ky i cili në Kosovë shkaktoi një debat të madh.

Përmes një videoje, Kurti ka sqaruar se vendimi për vendosjen e Mitrovicës së Veriut dhe Zvaçanit në karantinë është marrë nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

Kurti ka thënë që disa politikanë në Kosovë, duke aluduar në presidentin Thaçi, kanë të njëjtin mendim me politikanët në Beograd: ata duan konflikt dhe shkëmbim dhe gjakderdhje.

“Po, ka politikanë e zyrtarë të lartë në Beograd që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit. Mirëpo ka politikanë e zyrtarë të lartë edhe në Prishtinë që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit. Ata duan të provojnë tensione sepse duan incidente. Projekti i tyre i shkëmbimit territorial sikur të realizohej do të shkaktonte konflikte e gjakderdhje të reja. Ai projekt dështoi. Tash duan konflikte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi territorial, përkatësisht te ndarja e Kosovës. Krejt njëjtë është edhe ajo intenca për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme me çdo kusht e çmim. Pasi që nuk arritën ta shpallin për ta bërë, duan ta bëjnë që ta shpallin”, ka thënë Kurti.

Kryeministri në detyrë ka lutur qytetarët e të gjitha komuniteteve që në këtë kohë pandemie ta ruajnë gjakftohtësinë.

“Ju bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve, e pakicave të tjera në Kosovë e posaçërisht në Mitrovicë që të kenë kujdes, ta ruajnë gjakftohtësinë e të mos bien në kurthin e e atyre të cilët për t’i zbrazur shampanjat e tyre kanë nevojë të derdhet gjaku jonë. Mos bini në provokime!”, ka thënë ai.

Në videon e tij kryeministri në detyrë, pozicionimin e presidentit në vendit karshi situatës politike e ka krahasuar me ‘dhelprën’

“Deklarimet e presidentit i cili po sillet si lider opozitar merrni me rezervë dhe me qetësi. E dini thënien e urtë të popullit tonë se kur dhelprës po i digjet bishti ajo thoshte se po digjet e gjithë bota. Dhelpra po e tund bishtin e djegur që të na djegë gjithë vendin tonë. Mirëpo jo nuk do ta lejojmë”, ka thënë tutje ai.

Ta ruajmë veten dhe mbrojmë njëri-tjetrin. Për shëndetësi dhe siguri e keni qeverinë në detyrë kudo e kurdo.

Ta ruajmë veten dhe mbrojmë njëri-tjetrin. Për shëndetësi dhe siguri e keni qeverinë në detyrë kudo e kurdo.

Publiée par Albin Kurti sur Dimanche 5 avril 2020

 

Të premten Mitrovica e Veriut dhe Zveçani janë vendosur në karantinë për shkak të rasteve të reja që kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.