Mitrovica e Veriut dhe Zveçani shpallen zonë karantinë

Shtabi i krizave emergjente në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan nga sonte janë vendosur në karantinë për shkak të rasteve të reja që kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Vendimi hyn në fuqi sot deri në një vendim tjetër.

Kjo nënkupton që asnjë qytetar nuk mund të hyjë ose të largohet nga këto komuna përveç për arsye shëndetësore, furnizim me ushqim ose ilaçe, dhe nevoja tjera, si dhe mund të lëvizin personat që punojnë në administratën publike, Përjashtim bëjnë personat që merren me prodhim dhe shitje.

Personat e konfirmuar me coronavirus do të udhëzohen për të qëndruar përkohësisht në Qendrën Studentore në Mitrovicën e Veriut, ku do të jenë nën mbikëqyrje mjekësore ka thënë Goran Rakiq, kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut.

Deri më tani në Komunat e Veriut janë konfirmuar 17 persona me coronavirus, 11 nga Mitrovica e Veriut, 4 nga Zveçani, dhe dy nga Leposaviqi, përfshirë personin që ka vdekur para dy ditëve.