Kurti flet për aksidentin e tij në Tiranë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur sonte për aksidentin e djeshëm në të cilin u përfshi vetura në të cilën gjendej ai.

Në një intervistë për televizionin Syri TV, Kurti tha se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Tiranës derisa po shkonte në një tubim të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në kryeqytetin shqiptar.

“Para nesh kishim një veturë të Policisë, e cila goditi një makinë tjetër, pastaj ne makinën e Policisë, dhe një makinë pas nesh neve. Mirëpo, unë kam lënduar fare pak bërrylin e djathë, asgjë serioze”, tha Kurti.

Vetura e Albin Kurtit përfshihet në aksident në Shqipëri

.