Vetura e Albin Kurtit përfshihet në aksident në Shqipëri

Vetura në të cilën gjendej lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është përfshirë në një aksident trafiku në Shqipëri.

Burime nga VV e kanë konfirmuar për KALLXO.com rastin.

“Aksidenti ka ndodhur sot gjatë ditës, por nuk pa pasur të lënduar. Albin Kurti ka vazhduar me aktivitetet e parapara me agjendë në Shqipëri”, kanë thënë për Kallxo.com nga zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje.

I njëjti burim ka thënë se aksidenti ka qenë i lehtë dhe se aktualisht kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, është duke mbajtur një fjalim në Tiranë.

Partia e Albin Kurtit ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit dhe ai është kandidati i partisë për kryeministër të Kosovës.