Kurti emëron këshilltar ish-ekspertin e raportit të deportimit të "gylenistëve"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot shtetasin amerikan, Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik të tij në fushën e të drejtave të njeriut.

Sipas një njoftimi për media, Kurti i ka uruar këshilltarit Tienmu Ma suksese në punën e përbashkët në udhëheqje të ekzekutivit.

Tienmu Ma ka qenë eksperti i cili e ka përgatitur raportin për deportimin e “gylenistëve”, ku i kishte konstatuar 33 shkelje ligjore nga ana e institucioneve të Kosovës.

Ai ishte angazhuar nga komisioni hetimore parlamentar për ndriçimin e rastit të “gylenistëve”.

Raporti i komisionit: 31 shkeljet ligjore gjatë dëbimit të ‘gylenistëve’

www.kallxo.comn